Akuzat e Bashës për zgjedhjet, Rama: Ftesa për bashkëpunim është e hapur
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Bashës, se ai është përgjegjës për parregullsi në procesin zgjedhor.
Përmes një shkrimi në Twitter, kryeministri Rama u shpreh se lufta politike nuk është prioritet për qeverinë e tij dhe gjithë energjitë e përpjekjet do i fokusojë të kthimi i Shqipërisë në “kampione të Ballkanit”.
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!
— Edi Rama (@ediramaal) May 4, 2021
Në reagimin e tij Rama shtoi se fituesit duhet të fokusohen te fitorja e se mandati i tretë për qeverinë e tij nuk do i ngjajë dy të parëve në raport me Partinë Demokratike, që humbi zgjedhjet.
”Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë,” – shkroi kryeministri teksa theksoi se ftesa për bashkëpunim vijon të ngelet e hapur.
Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!
— Edi Rama (@ediramaal) May 4, 2021
Të martën, kryedemokrati Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për parregullsitë në procesin zgjedhor duke i cilësuar ato si “masakër elektorale”.
“25 prilli është një masakër elektorale, viktima e së cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë, rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedent të krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR, shkrirjes së vijave ndarëse mes partitë dhe shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të shqiptarëve,” – u shpreh Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha i cilëson zgjedhjet “masakër”, akuzon PS-në se mori vota përmes lidhjeve me krimin
- Ivi Kaso: Ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor, të gjitha shkeljet të dokumentuara
- “Defender Europe 21”, Rama: Një pikë e rëndësishme për marrëdhëniet me SHBA-në
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta