Atentat me armë zjarri në Romë, vritet çifti kinez

15 Prill 2025 | 08:00

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Pigneto të Romës, ku një burrë dhe një grua me kombësi kineze humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00, kur dy të rinjtë ishin duke lëvizur me biçikletë.

Sipas raportimeve nga La Repubblica, vrasësit, të cilët ishin në motor, qëlluan me armë në drejtim të çiftit, duke i lënë ata të vdekur në vendngjarje.

Përpjekjet për t’i shpëtuar ishin të kota, pasi viktimat vdiqën para se të mund të transportoheshin në spital.

Karabinierët e komandës provinciale të Romës dhe njësia hetimore kanë nisur një hetim të plotë për vrasjen e dyfishtë.

Ata kanë gjetur gëzhoja të shumta në tokë, ndërsa raportet sugjerojnë se vrasësit kanë qëlluar të paktën dhjetë herë në drejtim të çiftit.

Hetuesit janë duke shqyrtuar kamerat e sigurisë në zonë, duke shpresuar se ato mund të kenë regjistruar momentin kur vrasësit janë larguar pas krimit.

Sipas informacioneve të para, burri ka marrë disa goditje në kokë, ndërsa motivi i këtij atentati mbetet ende i paqartë.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një larje hesapesh, një grabitje të dështuar, apo një krim të planifikuar.

Policia dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët, ndërkohë që banorët e lagjes Pigneto janë të tronditur nga ky atentat i dhunshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026