Presidenti Xi gjen mbështetje në Vietnam: Bashkë kundër gangsterizmit të Trump

15 Prill 2025 | 16:06

Presidenti kinez Xi Jinping po lobon për një tregti të lirë teksa vijon turin në Azinë Jug-lindore, duke e prezantuar Kinën si burim të stabilitetit dhe sigurisë.

Të hënën ai u prit në Hanoi me një ceremoni madhështore nga homologu vietnamez Luong Cuong. Gjatë takimit, Xi tha se dy vendet i kanë sjellë botës “qëndrueshmëri dhe siguri në kohë të turbullta”.

“Si përfituese nga globalizimi ekonomik, Kina dhe Vietnami duhet të përforcojnë bashkëpunimin strategjik dhe t’i kundërvihen së bashku akteve të njëanshme të gangsterizmit, të mbrojnë tregun e lirë dhe të ruajnë industrinë globale dhe zinxhirët e furnizimit”, tha Xi.

Kina dhe Vietnami nënshkruan një seri memorandumesh bashkëpunimi sa i takon zinxhirëve të furnizimit dhe projektit për ristrukturimin e hekurudhave.

Presidenti Xi premtoi gjithashtu një akses më të madh për eksportet agrikulturore vietnameze në Kinë, edhe pse mbi marrëveshjet u publikuan pak detaje.

Ndërkohë, gjatë së martës lideri kinez mbërriti në Kuala Lumpur të Malajzisë për një vizitë treditore dhe do t’i japë fund turit të tij me një ndalesë në Kamboxhia.

Duke reaguar, presidenti Donald Trump e kritikoi takimin, që vjen pak ditë pasi tarifat e tij tronditën tregjet botërore dhe qeveritë e vendeve të prekura.

“Kina dhe Vietnami po përpiqen të gjejnë një mënyrë se si t’ia punojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026