Video| Dalja e fundit publike e Papës gjatë meshës së Pashkëve

21 Prill 2025 | 11:00

Papa Françesku ndërroi jetë këtë të hënë, 21 prill, në moshën 88-vjeçare. Dalja e tij e fundit publike u shënua vetëm një ditë më parë, të dielën e Pashkëve, në një moment prekës përballë mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore dhe rikuperimit nga një pneumoni e dyfishtë që e kishte mbajtur për pesë javë në spital, Papa Françesku u shfaq në ballkonin papal për të dhënë bekimin tradicional për Pashkë. Me zërin ende të brishtë, ai uroi Pashkë të bekuara për besimtarët katolikë të mbledhur në Vatikan, por dhe për besimtarët në të gjithë botën.

Kjo dalje e fundit publike u pa nga shumëkush si një akt i fundit i përkushtimit të tij të thellë ndaj misionit shpirtëror, duke mbyllur me dinjitet një kapitull të rëndësishëm në historinë e Kishës Katolike.

Papa Françesku, i lindur Jorge Mario Bergoglio në Argjentinë, ishte Papa i parë nga Amerika Latina. Ai ishte Jezuiti i parë që u ngjit në fronin e Shën Pjetrit në vitin 2013, si një figurë kompromisi, duke balancuar qëndrime të moderuara me një mision të qartë për drejtësi sociale dhe barazi.

Në papatin e tij, ai shmangu madhështinë tradicionale të Vatikanit, duke zgjedhur një mënyrë jetese më modeste, shpesh i parë duke ndarë autobusin me kardinalët apo duke refuzuar limuzinën papale. Që në fillim, ai tregoi një vizion të ri për një Kishë më të përulur, më të hapur dhe më të afërt me të varfrit.

Gjatë më shumë se një dekade në krye të Kishës, Papa Françesku përballoi sfida të shumta, përfshirë rezistencën e brendshme ndaj reformave që synonin një Vatikan më transparent dhe më të drejtë. Por ai mbeti një figurë e dashur për miliona njerëz, i njohur për qëndrimin e tij të butë, mesazhet e tij për paqe dhe mbështetjen e të margjinalizuarve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026