Gazetari shqiptar nga Italia tregon 3 emrat e përfolur si pasues të Papa Françeskut

21 Prill 2025 | 18:41

Këtë të hënë u nda nga jeta Papa Françesku. Në lidhje me këtë, duke folur nga Italia për emisionin “People” në Euronews Albania, gazetari shqiptar Arbër Agalliu u ndal edhe te kandidaturat që përfliten për pasardhësin e Papa Françeskut.

Sipas tij, më i përfoluri është Kardinali Luis Antonio Tagle, me origjinë nga Filipinet, por përmenden edhe emra të tjerë si Kardinali Robert Sarah dhe Kardinali Pietro Parolin.

“Një lajm tjetër interesant është fakti që janë disa emra që në këto vite kanë pasur reflektorët e ndezur. Flitet për Kardinalin Luis Antonio Tagle, me origjinë nga Filipinet, i cili është një kardinal shumë i respektuar, i njohur për qasjen e tij pastorale dhe angazhimin ndaj të varfërve – pak a shumë si Papa Françesku. Mos harrojmë se Papa Françesku mori emrin e Shën Françeskut të Asizit, i njohur si një nga shenjtorët më pranë të varfërve. Kjo mund të jetë një nga arsyet pse Tagle shihet si pasues i mundshëm. Por përfliten edhe dy-tre emra të tjerë: është Kardinali Robert Sarah nga Guinea, i njohur për qëndrimet e tij konservatore në çështjet doktrinare, si dhe Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit në Vatikan – një figurë shumë prestigjioze,” – u shpreh Agalliu.

Gazetari shtoi gjithashtu se në faqen zyrtare të Vatikanit është bërë tashmë ndryshimi duke u shënuar posti vakant për kreun e Vatikanit. Është hequr fotoja e Papa Françeskut dhe pritet të vendoset emri dhe fotografia e kreut të ri sapo të zgjidhet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026