Votat e pavlefshme, ‘subjekti’ i katërt më i madh në zgjedhje

4 Maj 2021 | 22:34

Ndryshimet në sistemin zgjedhor, disa muaj para zgjedhjeve të 25 prillit shkaktuan një numër të lartë votash të pavlefshme krahasuar me zgjedhjet e kaluar në Shqipëri.

Emisioni “Me Pak Fjalë” paralajmëroi rreth një muaj para zgjedhjeve se një numër i lartë qytetarësh ishin të painformuar për mënyrën se si do të votonin duke iu referuar edhe të dhënave nga sondazhet e Euronews Albania që tregonin se rreth 27% e votuesve potencialë ishin të paqartë mbi rregullat e reja.

Zgjedhjet 2021 ishin hera e 8-të në 30 vjet që u zhvilluan me një sistem të ri nga zgjedhjet e paraardhëse të tyre. Ndryshimet e sistemit zgjedhor dhe të metodës së votimit u përcaktuan shumë pranë ditës së votimit.

Në zgjedhjet e 25 prillit u hodhën në kuti 1 662 386 vota nga të cilat 83 024 ishin të pavlefshme, rreth 5% të totalit.

Ky është një numër i lartë krahasuar me zgjedhjet e shkuara, ku votat e pavlefshme kanë qenë më së shumti rreth 47 mijë.

Për të krijuar një ide se sa i madh ka qenë numri i votave të pavlefshme, nëse ato do të shkonin për një parti të vetme, kjo parti do të renditej e katërta pas PS, PD dhe LSI.

Kujtojmë se PSD me rreth 35 mijë vota arriti të siguronte 3 mandate deputetësh.

Mesatarisht në çdo qark, votat e pavlefshme kanë qenë 5.42%. Ky raport ka qenë më i lartë në Dibër (6.78%) dhe më i ulët në Tiranë (3.8%).

Dy nga shkaqet e këtij numri të lartë votash të pavlefshme janë vendosja e rregullave të reja pak ditë para zgjedhjeve dhe mungesa e informimit të qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021