Verdikti i 25 prillit, KQZ miraton rezultatet për 12 qarqet, jep pesë ditë kohë për ankesat
Nëntë ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar për të gjitha qarqet.
Në mbledhjen e ditës së martë, përfaqësuesit e KQZ-së, kanë shqyrtuar dhe miratuar rezultatin e votave në 11 qarqe, me përjashtim të Kukësit, i cili u certifikua të premten.
Me gjithë kontestimet e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe të disa kandidatëve të pavarur, rezultati final prodhon 74 mandate në favor të Partisë Socialiste, 59 për Partinë Demokratike dhe aleatët, 4 për LSI dhe 3 për Partinë Social Demokrate.
Ndërkohë, parlamenti i dalë nga këto votime, do të konstituohet më 9 shtator. Me miratimin e rezultateve, partitë kanë pesë ditë kohë për ankimimin, të cilat me gjasë do të vijnë nga partitë që rezultojnë në minorancë, pasi Partia Socialiste deri më tani nuk ka shfaqur pretendime për votat e numëruara.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se partitë do të kenë informacionet e nevojshme në raste ankesash, ndërsa shtoi se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i interesuar për procesin zgjedhor. Këto zgjedhje parlamentare, në shifra folën për një pjesëmarrje që mbërriti në 45.7%, ndërsa prodhoi debat edhe për numrin e votave të pavlefshme, të cilat kaluan shifrën e 83 mijë fletëve, ose 5% të numrit të votave të përgjithshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- KQZ shpall rezultatet për kandidatët, 83 mijë vota të pavlefshme, Celibashi: Me emra do të ishte ndryshe
- Ish-kreu i KQZ-së: Zgjedhjet në Shqipëri kontestohen ende pa u bërë
- Votat e partive të vogla, çfarë do të ndodhte nëse do të kishin garuar bashkë me PD
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta