Trupi i Papës për publikun, do të qëndrojë në një arkivol të hapur

22 Prill 2025 | 16:31

Përpara mbajtjes së ceremonisë mortore, trupi i Papa Françeskut do të qëndrojë në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku nga e mërkura besimtarët do të mund të bëjnë homazhet e tyre në nder të tij.

Vendimi është marrë të martën gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kardinalëve. Ndërkohë, homazhe në nder të atit të shenjtë janë mbajtur në të gjithë botën, pas njoftimit të ndarjes së tij nga jeta.

Në Itali, kambanat në kullat e kishave u dëgjuan dhe flamujt u ulën në gjysmështizë në godinat qeveritare të Romës.

Në Francë, një meshë në orët e mbrëmjes u mbajt në katedralen Notre Dame të Parisit, gjatë të cilës besimtarët shprehën hidhërimin për humbjen e Papa Françeskut dhe u lutën për prehjen e tij.

Të pranishmit ndezën qirinj dhe i vendosën ata përpara një fotografie të madhe të Papës. Gjithashtu, kambanat e Notre Dame ranë plot 88 herë për të shënuar vitet e jetës së tij, ndërsa dritat e kullës Eifel u fikën në shenjë nderimi.

Në Madrid, mesha u mbajt në katedralen Almudena, ku disa nga të pranishmit folën në nder të atit të shenjtë, duke theksuar se mungesa e tij do të ndihet, pavarësisht trashëgimisë që ka lënë.

Ndërkohë, në Hungari, Kroaci dhe Bullgari u ngritën flamujt e Vatikanit, me besimtarët që mbajtën një minutë heshtje.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, kryepeshkopi i Westminster-it, kardinali Vincent Nichols mbajti një meshë përkujtimore në nder të Papa Françeskut. Gjithashtu, në Londër flamujt u ulën në gjysmë shtizë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026