OBSH nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

23 Prill 2025 | 07:34

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e pranoi të martën se shkurtimet e fondeve nga SHBA-ja e kanë lënë agjencinë e OKB-së me një boshllëk të madh në buxhet, duke e detyruar atë të shkurtojë operacionet dhe të pushojë punonjës.

“Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë me një boshllëk të madh në paga dhe pa zgjidhje tjetër veçse të zvogëlojmë përmasën e punës dhe fuqisë punëtore”, u tha Ghebreyesus shteteve anëtare, sipas një transkripti të fjalimit të tij hapës.

Agjencia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara është duke u përgatitur për tërheqjen e plotë të planifikuar të Shteteve të Bashkuara — tradicionalisht donatori i saj më i madh — në janarin e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar gjithashtu të paguajë kuotat e anëtarësimit të dakorduara — të quajtura kontribute të vlerësuara — për vitet 2024 dhe 2025, ndërsa ka ngrirë pothuajse të gjitha ndihmat e jashtme amerikane, përfshirë edhe ndihmën masive për projektet shëndetësore në mbarë botën.

Një numër vendesh të tjera gjithashtu kanë reduktuar shpenzimet e tyre për ndihmë të huaj.

Përballë kësaj situate, OBSH-ja ka vendosur të formojë një strukturë të re organizative, të cilën Tedros e paraqiti për stafin dhe shtetet anëtare të martën.

“Refuzimi i SHBA-së për të paguar kontributet e vlerësuara për 2024 dhe 2025, i kombinuar me reduktimet në ndihmën zyrtare për zhvillim nga disa vende të tjera, do të thotë se po përballemi me një boshllëk në pagat për bienalin 2026–27 nga 560 deri në 650 milionë dollarë,” pranoi ai.

Skaji i poshtëm i këtij spektri “përfaqëson rreth 25 për qind të kostove aktuale të stafit”, tha ai, duke theksuar megjithatë se “kjo nuk do të thotë domosdoshmërish një shkurtim prej 25 për qind të numrit të pozitave”.

Ai nuk tha se sa vende pune do të humben, por theksoi se ndikimi më i madh pritet të ndihet në selinë e organizatës në Gjenevë, dhe shtoi se “ne po fillojmë me reduktime në menaxhimin e lartë”.

“Po e zvogëlojmë ekipin drejtues të lartë në seli nga 12 në 7, dhe numri i departamenteve do të reduktohet më shumë se përgjysmë, nga 76 në 34”, tha Tedros.

“Këto janë vendime shumë të dhimbshme për të gjithë ne”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026