Komiteti Teknik i Ekspertëve në konferencë: Hapen universitetet, mbetet në fuqi ora policore

5 Maj 2021 | 13:10

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mbetet në fuqi ora policore, nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës njoftoi gjithashtu se do të hapen auditorët e universiteteve vetëm për konsultime dhe gjatë sezonit të provimeve sipas një kalendari të hartuar me ministrinë dhe duke zbatuar protokollin.

Ndërkohë, zonja Manastirliu u shpreh se do të hiqet karantina 14 ditore me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Sakaq, vijojnë që të mos lejohen grumbullimet.

Ministrja bëri edhe një pasqyrim të situatës epidemiologjike në vend, ku tregoi se situata është e qëndrueshme.

“Kemi një rënie të shifrave të infektimeve dhe fataliteteve. Ashtu sikurse edhe numrin e të shtruarve në spitalet COVID. Vijon të kemi një incidencë të ulët, 26.6 raste për 100 mijë banorë. Kemi një rënie të pozitivitetit total në 3.8% dhe numri i pacientëve të shtruar në spital është ulur në 116 të shtruar”, u shpreh ajo.

Lexoni gjithashtu:

Masat anti-COVID, Komiteti i Ekspertëve vendos rikthimin e nxënësve të sistemit parauniversitar në shkolla

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026