Të paktën tre të  vrarë nga sulmi rus në qytetin ukrainas Pavlohrad

25 Prill 2025 | 08:48

Të paktën tre njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në qytetin ukrainas Pavlohrad, tha guvernatori rajonal të premten.

Ky sulm vjen një ditë pasi një sulm rus me dronë dhe raketa la 12 të vdekur në Kiev dhe pak pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, t’i ndalë sulmet në Ukrainë.

“Agresori përsëri kreu një sulm masiv me dronë në rajon”, tha në Telegram Serhiy Lysak, guvernatori i rajonit qendror të Dnipropetrovskit, duke shtuar se 11 dronë u shkatërruan mbi këtë rajon.

Lysak tha se kanë shpërthyer disa zjarre në qytet, dhe e publikoi një fotografi të një ndërtese shumëkatëshe të kapluar nga zjarri në disa kate.

Ai shtoi se gjashtë nga të plagosurit u shtruan në spital, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, morën tretman në vendngjarje.

“Fatkeqësisht, tashmë janë tre të vdekur në Pavlohrad. Ndër ta është edhe një fëmijë”, tha ai në një përditësim të mëvonshëm.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar, shtoi ai.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia i ka lëshuar 103 dronë në sulmet gjatë natës në mbarë Ukrainën, duke shkaktuar dëme në pesë rajone.

Qyteti industrial i Pavlohradit kishte një popullsi prej rreth 100.000 banorësh para luftës. Ai është një qendër e rëndësishme hekurudhore për rajonin e Dnipropetrovskit, pasi e lidh atë me pjesën lindore të vendit.

Qyteti verilindor i Ukrainës, Harkiv, ishte gjithashtu nën sulm me dronë, tha kryetari i bashkisë Ihor Terekhov, duke shtuar se sipas informacionit paraprak, disa ndërtesa private janë dëmtuar.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026