Dronë dhe pajisje ushtarake, Vatikani “blindohet” për funeralin e Papa Fraçeskut
Mijëra qytetarë nga e gjithë bota kanë qëndruar në radhë për orë të tëra për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut, trupi i të cilit është vendosur për homazhe publike në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, përpara funeralit shtetëror të planifikuar për të shtunën.
Vatikani njoftoi se më shumë se 130 delegacione dhe rreth 50 krerë shtetesh, përfshirë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe 10 monarkë, pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut të shtunën.
Miliona të tjerë do ta ndjekin funderalin nëpërmjet transmetimeve televizive në mbarë botën.
Autoritetet italiane kanë vendosur masa të rrepta sigurie në Romë. Sipas një burimi policor për Reuters, do të dislokohen snajperë në çatitë përreth Vatikanit, do të monitorohet hapësira ajrore me dronë, dhe do të vendoset një pajisje ushtarake për të neutralizuar çdo objekt fluturues të dyshimtë.
Papa Françesku u nda nga jeta të hënën në mëngjes, në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në konviktin Santa Marta. Ai qëndroi në krye të Kishës Katolike për një periudhë 12-vjeçare, që u karakterizua nga përpjekje të vazhdueshme për reformim të Kishës Katolike dhe përballje të vazhdueshme me krahun konservator të saj.
Në një shenjë përulësie dhe larg protokolleve tradicionale, Papa Françesku la amanet që të varroset në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhe, rreth 4 kilometra larg Shën Pjetrit. Vatikani bëri të ditur se një grup të varfërish dhe nevojtarësh do të mirëpresin arkivolin e tij gjatë kortezhit funeral.
Varri i tij do të jetë i thjeshtë, i vendosur në një korridor anësor të bazilikës, me vetëm fjalën “Franciscus” të gdhendur në mermer.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta