Punimet shkaktojnë trafik në aksin Tiranë-Durrës, rruga dytësore problem amortizimi

5 Maj 2021 | 16:09

Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës për riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara. Në ditën e dytë, punimet janë fokusuar në segmentin Maminas-Sukth, ndërsa qarkullimi i automjeteve është devijuar në një korsi.

Projekti “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, me financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore pritet të vijojë deri më 25 maj dhe në tërësi prek aksin Qafë Kashar-Ura e Dajlanit dhe anasjelltas. Për të shmangur trafikun e rënduar që krijohet nga punimet, ekspertët sugjerojnë rrugë alternative.

Ndërkohë, një tjetër aks i amortizuar i cili dukshëm kërkon ndërhyrje emergjente, është rruga dytësore Tiranë-Durrës në pjesën e njohur si zona industriale.

Euronews Albania u interesua pranë Bashkisë së Tiranës si ent pronar i rrugës dhe burime zyrtare bënë me dije se projekti për rehabilitimin e këtij aksi është në përfundim dhe zbatimi i tij është penguar edhe nga moti me reshje të dendura shiu.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026