Shpëtohet familja e futbollistit Rodriguez, u mor peng disa ditë më parë

26 Prill 2025 | 13:39

2 ditë i janë dashur policisë së Ekuadorit për të liruar familjen e futbollistit Jackson Rodriguez, e cila ishte marrë peng nga bandat kriminale vendëse.

Ka qenë vetë policia ekuadoriane ajo e cila ka publikuar pamjet e shpëtimit të bashkëshortes dhe djalit të futbollistit, të cilët mbaheshin peng nga persona të armatosur kundrejt parave, të cilat nuk arritën ti marrin. Gjithcka tani ka kaluar dhe 26-vjecari është së bashku me familjen e tij, por ka kaluar një makth i cili zgjati afro 3 ditë, por fatmirësisht policia ia doli të zbardhë ngjarjen.

Kujtojmë që persona të maskuar, anëtarë të bandave kriminale vendëse shkuan në shtëpinë e futbollistit, kur të 3 personat ishin së bashku, ndërsa morën peng bashkëshorten dhe djalin e Rodriguez, me këtë të fundit që ishte fshehur poshtë shtratit. Ndër të tjera sipas policisë u morën edhe sende me vlerë dhe para të cilët gjendeshin në banesë.

Menjëherë pas ngjarjes ishte vetë lojtari i Emelec që lajmëroi policinë, ndërsa ngjarja bëri një bujë të madhe mediatike. Policia u vu në lëvizje, ndërsa tani e gjithë ngjarja është zgjidhur, dhe personat që u morën peng janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026