Berisha premton kompensim për biznesin fason dhe ulje të çmimit të energjisë
Sali Berisha ka deklaruar se një nga prioritetet enë programin e PD-së është mbështetja e fuqishme për biznesin fason, duke ofruar kompensime për humbjet nga rënia e euros dhe ulje të çmimit të energjisë.
Gjatë një takimi më përfaqësues të këtij biznesi Berisha theksoi angazhimin për të krijuar një klimë të favorshme për biznesin dhe për të stimuluar prodhimin në vend ndërsa tha se do të bëhet një “revolucion fiskal” që do të transformojë mjedisin e biznesit në Shqipëri.
Ai premtoi se nëse PD do të vijë në pushtet do të vendosë standarde optimale dhe miqësore për sipërmarrësit, duke garantuar mbështetje të drejtpërdrejtë për ata që janë të përfshirë në eksport.
Një nga masat kryesore që Berisha theksoi ishte kompensimi i plotë për rënien e euros, një shqetësim i madh sipas tij për bizneset që janë të angazhuara në eksport. Ai shpjegoi se një bord i veçantë do të garantonte kompensim për çdo humbje të shkaktuar nga ndryshimi i kursit të këmbimit, duke ofruar një mbështetje të rëndësishme për ata që prodhojnë për tregjet ndërkombëtare.
Një tjetër masë e rëndësishme që Berisha premtoi ishte ulja e çmimit të energjisë për bizneset. Ai tha se nën qeverisjen e PD do të reduktohet çmimi nga 18 lekë për kilovat-orë në vetëm 6 lekë, duke e bërë energjinë më të përballueshme për sipërmarrësit dhe duke kontribuar në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e industrisë.
Berisha vuri në dukje se rënia e euros ka pasur një ndikim të madh në ekonominë shqiptare, duke i rënduar shumë bizneset. Ai përmendi gjithashtu emigracionin masiv të të rinjve, që sipas tij është një problem që ka çuar në një ulje drastike të lindshmërisë dhe një humbje të fuqisë punëtore të rinj.
Për të adresuar këtë problem, Berisha tha se do të krijohet një politikë demografike që do të inkurajojë lindjen e fëmijës së tretë, duke ofruar mbështetje financiare dhe sociale për familjet.
Në përfundim, Berisha theksoi se prioriteti i tij do të jetë “prodhimi”, i cili është themeli i zhvillimit ekonomik. Ai premtoi se PD në qeveri do të bëjë gjithçka për të mbështetur prodhimin dhe për të krijuar kushte që do të ndihmojnë në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët shqiptarë.
Sipas Berishës, mbështetja për bizneset dhe krijimi i një ambienti më të favorshëm për prodhim janë hapat kyç për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq