“Asgjë nuk do më ndalë”, Trump akuzon gjyqtarët dhe promovon dëbimin e emigrantëve

30 Prill 2025 | 16:16

Presidenti amerikan Donald Trump ka shënuar 100 ditët e para të mandatit të dytë të tij duke sulmuar gjyqtarët që sipas tij po e pengojnë në kryerjen e detyrës.

Gjatë një fjalimi 90-minutësh të mbajtur në kontenë Mekomb të Miçiganit, 78-vjeçari, kuotat e aprovimit të të cilit kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit, u fokusua edhe tek emigracioni.

Presidenti, që u premtoi mbështetësve se administrata e tij “sapo kishte filluar punën”, tregoi një video me persona që dëboheshin nga Shtetet e Bashkuara dhe dërgoheshin në një burg famëkeq të El Salvadorit, që mori një valë duartrokitjesh nga turma.

Trump akuzoi gjykatat se po i shkaktonin stafit të tij një seri pengesash, pasi disa gjyqtarë vunë në dyshim ligjshmërinë për përdorimin e ligjit të vitit 1798 për të dëbuar anëtarët e bandave venezueliane.

“Nuk mund të lejojmë që një grusht gjyqtarësh komunistë dhe radikalë të majtë të pengojnë zbatimin e ligjeve tona dhe të marrin përsipër detyra që i takojnë vetëm presidentit të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Trump.

“Asgjë nuk do të më ndalojë në misionin tim për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Celebrimi i 100 ditëve të para në detyrë përfshiu edhe çështjen e mbylljes ose bllokimit të fondeve për agjencitë federale.

Ndërsa kritikët thonë se Departamenti për Efikasitetin Qeveritar, i drejtuar nga miliarderi Elon Musk, ka bllokuar punën e agjencive, Trump u përpoq të paraqiste punën e tij si diçka të dobishme për vendin.

“Pas një jete të tërë me burokratë të pazgjedhur që vidhnin të ardhurat tuaja dhe cënonin liritë tuaja, ne po e ndalojmë këtë tren, duke u thënë mijëra burokratëve shtetërorë se jeni të pushuar”, tha Trump.

Por ndryshe nga sa pretendon Trump, sondazhet sugjerojnë se vetëm 4 amerikanë në 10 aprovojnë veprimet e tij si president.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026