Serbia paguan ata që vaksinohen, 25 euro për qytetarët që injektohen deri në 31 maj

6 Maj 2021 | 07:29

Serbia ka premtuar se do t’i paguajë qytetarët me 25 euro nëse ata vaksinohen kundër COVID-19.

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nisma do të shpërblente qytetarët për “përgjegjësinë” e tyre për t’u injektuar kundër koronavirusit.

Qytetarët mbi moshën 16-vjeç të cilët kanë marrë një ose dy doza, ose ata që do të vaksinohen me të paktën një dozë deri më 31 maj do të marrin një pagesë të njëhershme prej 3,000 dinarë (25 €).

“Ne kemi konsideruar se si t’i shpërblejmë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe kemi vendosur të japim mbështetje shtesë financiare për ata që janë vaksinuar,” u tha presidenti gazetarëve në Beograd.

Vuçiç shtoi se ishte “e papërgjegjshme dhe egoiste” të mos vaksinohesh, megjithëse ai përjashtoi çdo kufizim imponues.

Nisma qeveritare që besohet të jetë e para e këtij lloji në botë, ka për qëllim të ringjallë fushatën e imunizimit të Serbisë mes interesit publik të zbehur dhe skepticizmit në rritje.

Në vendet e tjera, kompanitë u kanë ofruar stimuj punonjësve të tyre për të marrë një vaksinë të koronavirusit.

Vuçiç gjithashtu shpreson se Serbia do të vaksinojë të paktën 55% të popullsisë së vendit me një dozë deri në fund të majit.

Deri më tani, afërsisht 22% e banorëve të Serbisë kanë marrë dy doza të vaksinës.

Vendi i Ballkanit ka blerë miliona doza vaksinash, përfshirë Sputnik V të Rusisë dhe Sinopharm të Kinës, të cilat nuk janë miratuar ende për përdorim në bllok.

Lexoni gjithashtu:

Emergjencë shëndetësore në Indi, pacientët vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit

Vaksinimi kundër COVID-19, avancon programi COVAX, 34 milionë doza për vendet e varfra

Von der Leyen: Ka ardhur koha të rifillojmë turizmin në BE

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026