Ekuador| Përplasje mes kartelit të drogës dhe ushtrisë, shpëtohen pengjet shqiptarë

2 Maj 2025 | 12:51

Dy shtetas shqiptarë dhe tre qytetarë ekuadorianë janë shpëtuar gjatë një operacioni të përbashkët ushtarak dhe policor të zhvilluar mëngjesin e së premtes në zonën Rinconada dhe Ayampe, në provincën Santa Elena, në Ekuador. Pengjet mbaheshin në një fermë që dyshohet të jetë përdorur nga grupi kriminal “Los Choneros”.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit dhe çoi në një përplasje të armatosur mes forcave të sigurisë dhe trafikantëve ë kokainës, gjatë së cilës mbeti i vrarë një anëtar i dyshuar i grupit “Los Choneros”. Katër persona të tjerë u arrestuan në vendin e ngjarjes.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, objekti i bastisur shërbente si bazë e paligjshme për veprimtari kriminale, përfshirë mbajtjen peng të shtetasve të rrëmbyer.

Gjatë kontrollit të kryer në zonë, u sekuestruan 4 pistoleta, 74 fishekë 9 mm, 6 telefona celularë dhe 1 paketë me me lidhëse plastike që dyshohet se janë përdorur për lidhjen e pengjeve.

Personi i vrarë ende nuk është identifikuar, por dyshohet të ketë qenë pjesë aktive e grupit “Los Choneros”, një nga organizatat më të dhunshme të krimit të organizuar në Ekuador.

Autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e dy shqiptarëve të shpëtuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të qëllimeve të rrëmbimit dhe lidhjeve të mundshme ndërkombëtare të grupit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026