Shpërthimi i Gërdecit, SPAK kërkon rihapjen e çështjes për Fatmir Mediun

6 Maj 2021 | 11:08

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka kërkuar rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për shpërthimin tragjik të  demontimit të municioneve të Gërdecit më 15 mars 2008.

Kërkesa e SPAK i drejtohet Gjykatës së Lartë, e cila në vitin 2009 vendosi të pushojë çështjen penale ndaj z. Mediu për shkak të imunitetit të tij parlamentar.

“Shkaku ligjor për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, ekzistenca e imunitetit parlamentar ndaj ushtrimit të ndjekjes penale, nuk ekziston më në legjislacionin proçedural penal,” arsyeton SPAK.

Ndryshimet ligjore të vitit 2012 dhe 2017 kanë ndryshuar imunitetin parlamentar të të zgjedhurve, ndaj ndjekjeve penale, hetimit apo gjykimit të tyre.

“Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qënë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston,” njoftoi SPAK.

Vendimi i organit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndjekjen penale të ish-ministrit Mediu erdhi pas depozitimit të kërkesës së prindërve të një viktime 7-vjeçare të ngjarjes tragjike të Gërdecit.

Ngjarja shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë e 109 personave, dëmtime të parëndësishme për 67 persona, si dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qëndra shëndetësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026