Shtyhet me dy muaj deklarimi i të ardhurave për të dypunësuarit
Individët rezidentë në Shqipëri, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura vjetore, – nga të gjitha burimet, – në mbi 2 milionë lekë, kanë afat të fundit datën 30 qershor 2021 për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave.
Deri vitin e shkuar deklarimin bënin çdo vit vetëm ata me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, por vitin e shkuar qeveria vendosi ta zgjerojë skemën duke bërë që deklarimin t’ua kërkojë dhe atyre që nuk e kapërcejnë këtë kuotë.
Në këtë skemë qeveria ka vendosur një tatim prej 13% për totalin e pagave mujore 30 mijë-150 mijë lekë dhe 23% për totalin e pagave mbi 150 mijë lekë.
Fillimisht qe parashikuar që deklarimi të bëhej brenda datës së zakonshme 30 prill, por qeveria ka miratuar një dispozitë kalimtare, duke shtyrë afatin me dy muaj.
Akti ligjor parashikon edhe faljen e gjobave për rastet kur plotësimi i deklaratës ka pasaktësi.
Megjithatë, në vendim sqarohet se falja bëhet më kushtin e vetëm që dorëzimi i deklaratës vjetore të të ardhurave dhe pagesa e detyrimit të kryhet deri me 30 qershor.
Vitin e kaluar, Drejtoria e Tatimeve vendosi që deklarimin e të ardhurave ta bëjnë edhe individët e dypunësuar, pavarësisht nga shuma totale që fitojnë çdo vit.
Në vitin 2020 ishin 88.600 persona të dypunësuar, ndërkohë që numri i individëve që përfitojnë mbi dy milionë lekë nga puna e burime të tjera dhe kanë deklaruar të ardhurat në tatime është rreth 10 mijë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Puna gjatë vitit 2020, papunësia 11.7%, burrat dominojnë tregun
- Guvernatori i BSH-së: Rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet mbi 5%
- Dëmi ekonomik gjatë pandemisë, KLSH: 712 mln euro humbje në dogana, tatime, prona e shpenzime
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta