Një studente e psikologjisë si Livia Tice që ka një pasion jo të zakonshëm për artin marcial të vetëmbrojtjes Aikido
Livia Tice studion psikologji por praktikon dhe artin marcial japonez Aikido. Dëshira për të praktikuar Aikido i ka lindur vitet e fundit dhe arsyeja që e bëri t’i rikthehet sportit është përveç të tjerash edhe kujdesi për trupin.
“Arsyeja pse e zgjodha Aikidon është se po kërkoja për një displinë që të më ndikonte në jetën e përditshme. Aikidon e veçon nga sportet e tjera aspekti i vetëmbrojtjes, pasi nuk mësojmë si të sulmojmë, por si të ridrejtojmë një sulm që vjen tek ne”,- u shpreh praktikuesja e Aikido, Livia Tice për Gen Z në Euronews Albania.
GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Për Livian ky sport lidhet dhe me jetën e përditshme dhe e ndihmon në gjetjen e harmonisë dhe balancës.
“Ky është një mësim që mund të aplikohet dhe në jetën e përditshme, te mënyra si të menaxhojmë konfliktet apo si të menaxhojmë një sulm që vjen drejt nesh. Kuptimi i Aikidos lidhet me gjetjen e harmonisë dhe balancës. Për mua përveç se një disiplinë fizike është edhe displinë shpirtërore”,- tha Livia duke shtuar se ajo për fat të keq nuk e reklamon këtë sport në rrjetet social, teksa prezantuesja sportive Dajlana Sejdia thotë se do i pëlqente ta shihte këtë gjë të reklamuar në rrjetet sociale.
“Do më pëlqente të shihja video në rrjetet sociale për artet marciale pasi më pëlqen çdo lloj disipline dhe dua ti them të rinjve që e praktikojnë që ta reklamojnë, pasi në këtë mënyrë do influencojnë dhe persona të tjerë që ta ushtrojnë”,- thotë prezantuesja sportive Dajlana Sejdia.
Praktikimi në këtë disiplinë e ka ndihmuar Livian ta shoh jetën si një udhëtim dhe pikërisht ky është edhe mesazhi që ajo do t’i përcjellë edhe të rinjve nëpërmjet emisionit “Gen Z” në Euronews Albania.
“Mesazhi që do u jepja unë të rinjve është që të vazhdojnë të kërkojnë, pasi çdo gjë që bëjmë gjatë rrugës është një mësim dhe do na çojë dikut tjetër. Jeta nuk ka vetëm një destinacion, por është një udhëtim dhe ajo çka vlen në këtë udhëtim është përpjekja jonë e vazhdueshme”,- e mbylli fjalën e saj Livia Tice.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit