Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
Duke pasur nënën dhe motrën violiniste, muzika klasike e ka shoqëruar 17-vjeçarin Klaudio Zoto, që në fëmijëri.
Në moshën 6-vjeçare Klaudio zhvillon konkursin për të qenë pjesë e Liceut Artistik të cilin e fiton. Ai zgjedh violinçelin për të luajtuar muzikë edhe pse ishte rritur me tingujt e violinës.
“Zgjodha instrumentin e violinçelit se ka një tingull të mrekullueshëm. Forma e tij me sjell në mendje një njeri që mund ta përqafosh dhe ka një timbër shumë të ngjashëm me zërin e njeriut. Këto janë arsyet se pse e kam zgjedhur”,- tha Klaudio.
Klaudio kujton se recitalin e parë e ka thënë në moshën 9-vjeçare dhe se deri tani ka bërë nëntë recitale.
“Koncerti im i parë recital ka qenë në moshën 9-vjeçare dhe deri tani kam bërë nëntë recitale. Recitali i fundit që bërë para pak ditësh ishte recitali im i parë solo dhe ishte për diplomën”,- tregoi për GenZ, 17-vjeçari.
“GenZ” është një produkt i projekt i “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Këngëtari Lorenc Hasrama e njeh që të vogël Klaudion se kanë studiuar te Liceu Artistik dhe vlerëson shumë punën dhe talentin e tij duke ditur sakrificat që kanë artistët.
“Ne artistët kemi një botë tjetër nga të tjerët. Nëse jeta shihet si një garë ne nuk e kemi garën me njerëzit, por me veten. Ne luftojmë gjatë gjithë kohën me veten dhe limitet tona”,- shprehet këngëtari.
“Shpesh dëgjoj nga njerëzit që e keni në terezi se bëni punë qefi dhe keni një talent, por ne kalojmë shumë kohë duke studiuar dhe punuar që të luajmë sa më mirë muzikë”,- përfundon fjalën e tij 17 vjeçari.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Dizenjatorja 12-vjeçare e çorapeve dhe çantave me lule 3D që ëndërron të bëhet stiliste
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje