Dizenjatorja 12-vjeçare e çorapeve dhe çantave me lule 3D që ëndërron të bëhet stiliste
Bleza Baftiu edhe pse është vetëm 12-vjeç krijon geta, çorape e çanta me lule 3D. Krijimet e saj i poston në rrjetin social Instagram prej nga merr dhe porositë.
Një mbështetje të madhe në hapat e saj të parë si dizenjatore, Bleza ka pasur nga e ëma.
“Për t’i ekspozuar getat duhet të kesh një modele që t’i vesh ato dhe unë përdor si modele mamin tim, ndërsa me lekët që fitoj një pjesë i përdor për të blerë materiale”,- thotë 12-vjeçarja.
Bleza nuk ndalet vetëm të krijimi i çorapeve, pasi me fillimin e stinës së verës do krijojë bikini me lule 3D, fustane e këpucë dhe në stinën e dimrit do krijojë madje edhe doreza.
Edhe pse ka ditë që ka shumë porosi apo edhe që nuk ka asnjë të tillë, vajza nuk dorëzohet dhe i ka idetë e qarta për të ardhmen e saj.
“Kur të rritem dua të kem dyqanin tim për të ekspozuar krijimet e mia dhe ëndërra ime është të jem një stiliste sepse më pëlqen të kombinoj rrobat bashkë”,- rrëfen Bleza.
Talenti dhe pasion i saj në krijimi lë shumë mbresa të artistja e make-up Eva Dibra, të cilës i pëlqeu shumë fakti që Bleza është detajiste në krijimet që bën.
Gjatë bisedës Bleza i thotë Evës dhe se çfarë krijime do bënte për të. Veshjen e krijuar nga ajo, Eva e ka veshur në moshën 23-vjeçare.
“Do krijoj një fund të zi me lule të kuqe ose të bardha 3D dhe do e kombinoj me çorapet e bardha, një rreth te flokët dhe vathë”,- tha për GenZ, Bleza.
Gen Z është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Duke dëgjuar idetë e qarta të vajzës, Eva Dibra ka një mesazh për të dhe moshatarët e saj: “Mos u ndal kurrë, vendos ëndrrën tënde primare dhe do e realizosh”,- përfundon make-up artiste Eva Dibra.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit për pronën, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës