Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të nxirret dhe mos lejohet në territorin e vendit për një periudhe 15-vjeçare, me motivacionin kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare dhe rendin publik.
Huduti ka marrë pjesë në protestat qytetare në Tiranë. Gjithashtu këtë të enjte kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Hudutin të cilën e ka cilësuar si një përfituese dhe jo protestuese.
Ndër të tjera, Rama shkruan se ata shpërndajnë tek të rinjtë protestues helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë. Kryeministri gjithashtu ndau dy foto të saj teksa shkroi se ajo kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllanë e vrarë të cilin e cilësoi si kasapin e regjimit të Teheranit.
Ai theksoi se në foton tjetër ajo shihet në krah me ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad teksa e ka quajtur atë si kryeshërbëtor i ajatollahëve.
Vetë Huduti ka reaguar me një postim të gjatë në rrejte sociale ku ndër të tjera thotë se dalja e saj në protestë nuk ka motive përfitimi, por motive patriotike dhe qytetare.
“Unë jam bijë e një familjeje shqiptare dhe kam kaluar shumë sprova, padrejtësi dhe vështirësi në jetë. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të hesht përballë padrejtësive që prekin popullin tim. Unë nuk dal në protestë nga urrejtja ndaj askujt, por nga dashuria për popullin tim dhe nga bindja se çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin kur mendon se po cenohet interesi publik”, shkruan ajo.
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë