Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të një shkrese që lidhet me ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili lexoi kërkesat e organizatorëve të protestës së fundit.
Sipas Ndrenikës, autenticiteti i dokumentit mbetet i paqartë dhe duhet të verifikohet nga institucionet përkatëse. Ai tha se nuk mund të marrë përsipër të japë një ekspertizë mbi dokumentin, por shprehu dyshime për vërtetësinë e tij, duke vënë në dukje cilësinë e lartë të shkrimit dhe printimit për kohën kur pretendohet se është hartuar.
“Për mua jo, nuk është e vërtetë, por nuk marr përsipër të bëj ndonjë akt ekspertize të shkrimit të tekstit. Më bën përshtypje sepse ka një shkrim shumë të qartë dhe ndoshta vështirë që në atë kohë të kishe një kompjuter dhe printer me rezolucion aq të mirë. Megjithatë, nëse ekziston një dokument i tillë, le të kërkohet një akt-ekspertizë dhe të vërtetohet autenticiteti i tij”, u shpreh Ndrenika.
Gazetari ndaloi gjithashtu te figura e Dritan Goxhajt, për të cilin tha se ka pasur një rol të rëndësishëm në luftën e Kosovës dhe më pas në Luginën e Preshevës. Ai kujtoi se Goxhaj ka shërbyer si zëvendëskomandant i Zonës Operative të Qarrit dhe ka qenë i angazhuar në koordinimin e veprimeve ushtarake gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s.
“Unë kam qenë gazetar që i kam përcjellë fillimisht në Radio Koha, edhe për shkak të njohjeve, bëj fjalë për ’98-’99-n në luftën e Kosovës, dhe mandej në Prishtinë si shef i lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës për Radion Blue Sky edhe të Preshevës, dhe të shtetit maqedonas, dhe Dritani ka qenë atje. Dritani në Luginë të Preshevës? Pa dyshim që ishte pika e tij më e lartë. Ishte zëvendëskomandant i Zonës Operative të Qarrit, që ishte një ndër zonat më të rëndësishme që mbulonte Bujanocin. Komandanti ishte Shefket Musliu në atë kohë, ndërsa komandant i zonës së Qarrit ishte Mehmet (Muhamet) Xhemajli. Unë e njoh fare mirë dhe edhe përpara atij viti e di se çfarë ka bërë, si ishte ngarkuar dhe fare mirë mund të pyesni ish-komandantin e Divizionit të Kukësit, Kudusi Lamën, që ka pasur Dritanin në atë detyrë. Ka qenë i angazhuar deri në koordinimin e fushatës së bombardimeve me NATO-n. Pra, përpara se të marrim përsipër të gjykojmë dikë, është mirë që ta shohim të gjithë të shkuarën e tij”, tha ai.
Ndrenika theksoi se, përpara se të gjykohen apo etiketohen individë të caktuar, duhet të merret në konsideratë e gjithë veprimtaria dhe kontributi i tyre ndër vite. Sipas tij, debatet publike duhet të fokusohen te veprimet dhe qëndrimet aktuale të personave dhe jo te paragjykimet apo interpretimet e së shkuarës.
“Në këtë pikëpamje, është mirë që ne, përpara se t’i ofendojmë dhe t’i sulmojmë njerëzit, të shohim nëse kanë qenë vërtet ose jo pjesë e atyre proceseve. Duhet t’i gjykojmë për atë që janë dhe për atë që bëjnë sot, jo për atë që kanë qenë apo nuk kanë qenë”, tha ai.
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë