26 të vdekur dhe 324 raste të reja me COVID-19 në RMV

6 Maj 2021 | 20:18

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 324 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 110 vetëm në Shkup. Numri i viktimave mbetet i lartë, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 persona.

Rastet pozitive me virusin kanë dalë nga 2660 teste të kryera.

Instituti i Shëndetit Publik në RMV njofton se janë shëruar 1.176 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 153.461 raste, prej të cilëve 136.545 janë shëruar, kurse 5.042 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht 11.874 persona janë aktivë me COVID-19 në RMV.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026