Grida Duma tregon pse PD nuk mund t’i njohë zgjedhjet: Do të kërkojmë rinumërim

6 Maj 2021 | 20:56

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha për gazetaren Ilva Tare se Partia Demokratike nuk ka si t’i njohë zgjedhjet në kushtet kur janë 85 mijë vota të pavlefshme, të cilat sipas saj nëse hapen në zonën që ajo mbulonte, 70 për qind janë për PD.

Teksa theksoi fakti se PD zgjodhi të bënte një fushatë që u përqendrua në zgjidhjen e problemeve dhe jo marrjen me kundërshtarin, kjo ndodhi sepse siç tha, shfrytëzimi i urrejtjes së njerëzve për të bërë betejë politike nuk është rruga e duhur për vendin.

Znj. Duma konfirmoi faktin se beteja e PD në parlament do të vazhdojë, por njëkohësisht do të kërkohet vullneti i votës së fundit për PD.

“Mendoj se beteja në Parlament duhet të vazhdojë, por ne duhet të kërkojmë vullnetin e votës së fundit për PD

Rinumërim atje ku ne kemi bindje se ka pasur devijanca të votës së pavlefshme ku mendojmë se është manipuluar vullneti i zgjedhëse, por nëse flasim për mandatet, ato do të trajtohet si mandate parlamenti, kjo po”, tha znj. Duma.

LEXONI GJITHASHTU:

Sfidë Bashës për të marrë drejtimin e PD-së? Grida Duma flet për garën brenda partisë

Grida Duma denoncon fakte të panjohura për plagosjen në Kavajë

Bashkëpunimi me Ramën? Grida Duma zbulon arsyen e fshehtë të Kryeministrit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021