Bisedimet SHBA-Kinë, 2 ekonomitë më të mëdha në botë tentojnë të ulin tensionet
Kanë nisur të shtunën në Gjenevë të Zvicrës bisedimet direkte për uljen e tensioneve tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Bëhet fjalë për takimin e parë mes dy protagonistëve kryesorë të luftës globale të tarifave, e nisur nga administrata Trump në atë që njihet si “Dita e Çlirimit”.
Konkretisht, në qytetin zviceran kanë qëndruar sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe ai i Tregtisë, Jamieson Greer nga pala amerikane, si dhe zëvendës kryeministri He Lifeng nga ajo kineze.
Një ditë më parë, presidenti amerikan njoftoi uljen në 80 për qind të tarifave mbi produktet kineze, duke e cilësuar kuotën e re një shifër “të drejtë”.
Më herët Donald Trump hoqi tarifat prej 25 për qind mbi çelikun dhe aluminin britanik dhe shkurtoi tarifën për automjetet e importuara britanike nga 27.5 në 10 për qind.
Vendimi u mor pas negociatave dypalëshe mes Shteteve dhe Mbretërisë së Bashkuar, në të cilat u angazhuan edhe vetë krerët e dy vendeve.
Në fjalën e tij nga Dhoma Ovale, Trump shprehu bindjen se një marrëveshje e ngjashme do të mund të arrihet edhe me Bashkimin Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet