SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Met Kananin
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Met Kananin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.
Ky i fundit ishte në hetim nga autoritetet shqiptare për trafik ndërkombëtar droge.
Burime zyrtare nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se Kanani për të njëjtin akuzë është dënuar me 30 vite burg në shtetin turk dhe për këtë arsye nuk mund të vazhdojnë hetimet.
Ndërkohë ndaj tij, SPAK vijon hetimin pasuror të nisur nga ish-Prokuroria e Krimeve të rënda në bazë të ligjit Anti-Mafia.
Met Kanani cilësohet si “baron i madh i drogës” dhe deri para arrestimit në muajin mars të vitit 2018, kontrollonte rrugët kyçe të trafikut të kanabisit, heroinës dhe kokainës përmes Turqisë me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Grupi i tij u shkatërrua me arrestimin e pjesëtarëve kryesorë të bandës.
Vetë Met Kanani u arrestua nga autoritetet turke teksa priste një ngarkesë kanabisi prej 1.1 ton me vlerë 5 mln euro.
Lexoni gjithashtu:
Kopshti Botanik i mbetet universitetit, rrëzohet VKM që ia kalonte në pronësi Bashkisë Tiranë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta