Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se organet më të larta drejtuese të partisë kanë vendosur të tërhiqen nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut.
“Presidenca qendrore dhe kryetarët e degëve vendosën që të kalojmë në opozitë”, deklaroi Taravari pas një mbledhjeje të mbajtur më 12 maj.
“Po rikthehemi mes qytetarëve. Në zgjedhjet lokale të tetorit do të kemi një rezultat shumë më të mirë”, tha ai, duke shtuar se qytetarët po i kritikojnë sepse premtimet për ndryshime nuk janë përmbushur.
“Nuk i realizuam ndryshimet që i kishim premtuar dhe qytetarët me të drejtë na kritikojnë për këtë. Prandaj vendosëm të kthehemi tek qytetari dhe t’i kërkojmë sërish besimin në zgjedhjet lokale të tetorit. Sot konstatuam se, nëse brenda Qeverisë ka mungesë besimi, atëherë duhet të largohemi prej saj”, shtoi Taravari.
Ai theksoi se pakënaqësia mes elektoratit shqiptar është e madhe, sidomos për shkak të përdorimit të “Balancuesit” dhe ngecjeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Sipas tij, shqiptarët ndihen të trajtuar më keq se më parë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta