Trump ftesë Putin të takohen në Turqi për marëveshjen e paqes: Kjo është një mundësi

14 Maj 2025 | 14:16

Gjatë udhëtimi nga Riadi drejt Dohas, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet e paqes për konfliktin në Ukrainë që do të mbahen në Turqi, nëse edhe Presidenti rus Vladimir Putin pranon të marrë pjesë.

“E di që Putin do të donte që unë të isha atje dhe kjo është një mundësi. Nëse do të mund ta përfundonim luftën, do ta mendoja seriozisht këtë,” u shpreh Trump për gazetarët gjatë fluturimit.

I pyetur nëse është i informuar për pjesëmarrjen e homologut rus, Trump shtoi: “Nuk e di nëse ai do të merrte pjesë nëse unë nuk jam atje.”

Ndërkohë, një zyrtar amerikan ka konfirmuar se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e nesërm në Turqi, i cili pritet të sjellë në tryezë përfaqësues të nivelit të lartë nga Rusia, Ukraina dhe ndërmjetës ndërkombëtarë.

Bisedimet e Turqisë janë cilësuar si një përpjekje e re për të çuar përpara procesin e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë. Pjesëmarrja e Trump dhe e Putinit në këtë takim do të përfaqësonte një zhvillim të rëndësishëm diplomatik me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026