Rama: Samiti i Tiranës tregoi angazhimin për një Evropë të bashkuar dhe të sigurt
Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të asaj çfarë prodhoi Samiti i Tiranës, gjatë një konference shtypi me Kryeministren e Danimarkës, e cila do të presë samitin e ardhshëm të Komunitetit Evropian në Kopenhagë.
Ai theksoi se në samit u mblodhën 54 udhëheqës, anëtarë dhe jo-anëtarë të BE-së, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm dhe të hapur për një Evropë të re dhe një botë të re, që ishte gjithashtu titulli kryesor i këtij samiti.
“Kam kënaqësinë që të theksoj se, prej fillimit të këtij samiti, sot në Tiranë, kemi një përkushtim të ripërtërirë ndaj kontinentit tonë dhe qytetarëve tanë. Tani, për t’i mbajtur fort vlerat dhe parimet që udhëhojnë shoqëritë tona, për të bërë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona, ato që janë mishëruar në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen e Evropës”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se vendosën të kenë një skuadër bashkëpunuese nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian.
“Vendosëm të krijojmë një skuadër bashkëpunuese, nën kujdesin e Presidentit të Këshillit Evropian. Kjo është një sintezë shumë e përgjithshme e asaj që bëmë, duke u përballur gjithashtu me faktin se përfaqësojmë një treg prej 600 milionësh, një treg të jashtëzakonshëm me potencial masiv,” përfundoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta