Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një statusi në Instagram bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk po i përgjigjet propozimit për armëpushim pa kushte, të bërë nga Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Ukraina dhe partnerët evropianë.
Deklarata e Macron u publikua pas një bisede telefonike që ai pati nga Tirana me presidentin amerikan Donald Trump.
Në vijim të komunikimit, Macron theksoi se Franca dhe aleatët do të vazhdojnë të koordinohen me partnerët evropianë, SHBA-në dhe koalicionin e vullnetarëve për të përcaktuar një përgjigje të përbashkët ndaj situatës.
“Sapo kemi pasur nga Shqipëria një bisedë telefonike me Presidentin Trump. Edhe një herë, Presidenti Putin nuk po i përgjigjet propozimit të armëpushimit pa kushte të bërë nga amerikanët dhe të mbështetur nga Ukraina dhe evropianët. Duke refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën, Rusia tregon se nuk e dëshiron paqen dhe se po përpiqet të fitojë kohë duke vazhduar luftën. Në këtë kontekst, ndërsa Komuniteti Politik Evropian mblidhet në një samit në Tiranë, ne do të vazhdojmë të koordinohemi me partnerët tanë evropianë, me Shtetet e Bashkuara dhe me koalicionin e vullnetarëve për të përcaktuar një përgjigje të përbashkët”, shkruan Macron.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelensky zbardh bisedën, liderët e BE telefonojnë nga Tirana presidentin Trump
- Bisedimet në Turqi/ Ukraina dhe Rusia bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit