67 raste të reja dhe 2 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

7 Maj 2021 | 17:13

Numri i  rasteve të reja ditore me COVID-19 vijon të jetë në rënie në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar 67 persona pozitivë me virusin, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

Rastet pozitive me virusin kanë dalë nga 2,728 testime që janë kryer.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët që të mos neglizhojnë masat kundër COVID-19, ndërsa në vend vijon vaksinimi masiv i qytetarëve.

Statistika (07 Maj 2021)

Raste të reja ditore         67

Të shëruar në 24 orë      891

Të shtruar në spitale      104

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                2,728

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11726

Fier 408

Shkodër  353

Gjirokastër  239

Korçë    248

Durrës  224

Vlorë    215

Elbasan  136

Dibër     92

Berat    97

Kukës    80

Lezhë   98

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026