Masakër në Brazil, 25 të vrarë në operacionin antidrogë të policisë
Banorët e zonës Jacarezinho, në pjesën veriore të Rio de Janeiros, kërkuan drejtësi pasi një operacion i policisë kundër trafikut të drogës përfundoi me gjakderdhje.
Një agjent policie u vra bashkë me 24 anëtarë të një bande gjatë operacionit, i zhvilluar në distriktin e varfër që ka rreth 40 mijë banorë.
Një prej tyre tregoi momentin kur policia po ndiqte një të dyshuar.
“Rreth orës 8 të mëngjesit, një kriminel erdhi në shtëpinë time. Duke qenë se jetoj në një lagje të varfër nuk kisha mundësi ta nxirrja jashtë. Ai ishte i plagosur dhe kur erdhi policia më pyeti nëse kisha dikë në shtëpinë time. Konfirmova me kokë, më pas ata shkuan në dhomën e fëmijëve të mi dhe e vranë atë”, thotë Flavia Luciana, banore e Rio de Janeiro.
Policia sekuestroi 16 pistoleta, 6 pushkë, armë automatike, 12 granata dhe një shotgun, si dhe arrestoi 6 të dyshuar.
“Ekzekutimi i vetëm ishte ai i një oficeri policie, që u vra me gjakftohtësi nga trafikantët. Vdekjet e tjera fatkeqësisht ndodhë kur ata qëlluan ndaj policisë. Për pasojë u neutralizuan. Kaq e thjesht është”, shprehet Felipe Curi, drejtor i përgjithshëm i forcave speciale.
Policia deklaron se po hetonte rekrutimin e adoleshentëve nga banda Komanda e Kuqe, e përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve. Zona ku u krye aksioni është një prej bazave të grupit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni