“S’ka vend për gjenocid” – Protesta kundër Izraelit para finales së Eurovision
Një natë më parë, në prag të nisjes të finales së Festivalit të Këngës në Eurovision në Bazel, u mbajt një protestë nga demonstruesit pro-palestinezë të cilët kërkuan tërheqjen e pjesëmarrësit izraelit Yuval Rafael.
Pjesëmarrësit në demonstratën pro-palestineze mbanin pankarta me mbishkrimet “Bojkotoni aparteidin e Izraelit” dhe “Nuk ka vend për gjenocid”, valëvitnin flamuj palestinezë dhe hidhnin pishtarë në ajër.
Një nga pjesëmarrëset në protestë kishte të lyer fytyrën me bojë të kuqe, që simbolizon gjakun, raportoi Daily Mail.
Demonstratat u organizuan për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit në konkurs, pasi përfaqësuesja i Izraelit, Yuval Raphael, u kualifikua për finalen e Eurovisionit në fillim të kësaj jave dhe arriti të fitonte vendin e dytë në këtë kompeticion.;
Rafaeli është një nga të mbijetuarit e Festivalit të Muzikës Nova, ku më shumë se 370 persona u vranë në një sulm nga ekstremistët e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.
Festivali i Nova ishte një nga objektivat e sulmit të Hamasit atë ditë, në të cilin, sipas burimeve izraelite, u vranë gjithsej rreth 1,200 njerëz.
Eurovision është eventi i parë i madh muzikor në të cilin Rafael ka marrë pjesë që nga festivali Nova, kur ajo i shpëtoi një sulmi të Hamasit duke u fshehur nën kufoma për tetë orë.
Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, Izraeli nisi një ofensivë të madhe në Rripin e Gazës, në të cilën, sipas burimeve palestineze, deri më tani kanë vdekur më shumë se 50,000 njerëz, përfshirë një numër të konsiderueshëm civilësh, grash dhe fëmijësh.
Rreth 4,000 muzikantë, artistë dhe ekspertë të industrisë muzikore nga pesë vende nordike nënshkruan një letër të hapur më parë duke dënuar pjesëmarrjen e Izraelit në Festivalin e 69-të të Këngës Eurovision në Bazel.
Ata që nënshkruan deklaratën, përfshirë disa fitues të mëparshëm të Eurovisionit, e quajtën pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs një përpjekje për të “mbuluar dhe larguar vëmendjen” nga bombardimet e Gazës nga Izraeli.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta