E premtja e fundit e Ramazanit me tensione dhe përleshje në Jerusalem, Irak dhe Jemen
Policia izraelite u përlesh me besimtarët palestinezë në xhaminë Al Aksa, në Jerusalem, ngjarje që mbylli javën e dhunës që përfshiu Qytetin e Shenjtë dhe Bregun Perëndimor.
Palestinezët hodhën gurë, shishe dhe shashka ndaj policisë, që u përgjigj me plumba gome dhe granata trullosëse në vendin e shenjtë islamik, që vizitohet gjithashtu nga hebrenjtë pasi është vend i dy tempujve të epokës biblike. Të paktën 175 palestinezë dhe 6 oficerë izraelitë mbetën të plagosur.
Ministri i Jashtëm palestinez, Riad Maliki, shprehu mbështetjen e tij për besimtarët palestinezë, në një konferencë shtypi të mbajtur në Ankara, ku u takua me homologun turk Mevlut Cavusoglu.
Ndërkohë, anëtarë të grupit paraushtarak pro-iranian Hashed al Shaabi mbajtën një paratë në rrugët e qytetit të Kirkukut, në veri të Irakut, për të shënuar të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Disa mijëra vetë u mblodhën në mënyrë të ngjashme të premten në kryeqytetin e Jemenit, Sana, i kontrolluar nga rebelët. Të mbledhurit dënuan vendet arabe që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin.
Në Pakistan, shkollat, restorantet dhe dyqanet i mbyllën dyert herët dhe ushtria, e mobilizuar për të luftuar përhapjen e COVID-19, kontrolloi rrugët. Por megjithatë, në orët e natës, trupat lejuan besimtarët të mbushnin xhamitë për lutjet tradicionale.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta