Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit njofton mbledhjen e parë

8 Maj 2021 | 09:18

Një ditë pasi Kuvendi miratoi ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit, Ilir meta, komisioni ka  lajmëruar se do të mbajë këtë të shtunë mbledhjen e parë.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit në  orën 11:00 dhe do të drejtohet nga Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste.

Gjatë seancës së mbajtur të premten, Kuvendi miratoi me 98 vota pro, 5 kundër, 2 abstenim ngritjen e komisionit hetimor, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Deputetët e opozitës parlamentare, Ralf Gjoni dhe Muslim Myrrizi e konsiderojnë farsë këtë çështje, pavarësisht se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për “nxitje të konfliktit politik në vend” nga Meta.

Presidenti, Ilir Meta reagoi përmes zëdhënësit të tij duke e cilësuar Parlamentin “kukull” dhe “në shkelje të Kushtetutës“ pasi është “një partiak” dhe theksoi se nuk do ta njohë ngritjen e Komisionit Hetimor.

Kjo nuk është hera e parë që mazhoranca qeverisëse ndërmerr iniciativë ligjore për shkarkimin e kreut të shtetit.

Më herët, PS ngriti komision hetimor për shkarkimin e Metës pas dekretit për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale në 2019.

Ndërkohë nisma për shkarkimin e Metës, mazhoranca qeverisëse ka ndërmarrë edhe në përplasje të tjera lidhur me mos dekretimin e Gent Cakës si ministër i Jashtëm apo për procedurën e emërimit dhe betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Meta u zgjodh president i vendit më 28 prill 2017 me  87 vota pro në ditët e fundit të bashkëqeverisjes PS-LSI.

LEXONI GJITHASHTU:

Si u tensionuan marrëdhëniet Rama-Meta, historiku i përplasjeve

Presidenti Meta thotë se nuk e njeh më ligjshmërinë e Kuvendit

Kuvendi miraton ngritjen e komisionit hetimor ndaj Presidentit Meta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026