Goditen familjet mafioze kalabreze, rreth 100 të arrestuar në 15 qytete

21 Maj 2025 | 19:23

Një operacion madhor antikrim është kryer të mërkurën në Itali, për arrestimin e 97 eksponentëve të mafies kalabreze.

Aksioni, i organizuar me nismë të Drejtorisë Rajonale të Antimafies, ka goditur familje mafioze prestigjioze të organizatës Ndrangheta, të akuzuara për krime të stilit mafioz, trafik ndërkombëtar droge, zhvatje, kërcënime, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje dhe shkëmbim të favoreve me klasën politike në Rexho Kalabria.

Sipas hetuesve, konsorciumi kriminal kishte monopolizuar një linjë trafiku narkotikësh pasi kishte krijuar një strukturë hierarkike të konsoliduar falë një aleance mes klaneve.

Operacioni, i koduar me emrin “Milenium”, përveç se në qytetin kalabrez u zbatua edhe në Milano, Monca, Brianca, Pavia, Nuoro, Bolonja, Kozenca, Katanxaro, Vibo Valentia, Romë, Rimini, Verona, Agrixhento dhe Torino.

Në të u përfshinë struktura të ndryshme ligjzbatuese, të cilat udhëhiqeshin nga Reparti i Operacioneve Speciale të karabinierëve, në bashkëpunim me Interpolin.

Gjatë operacionit u krye edhe sekuestrimi i disa kompanive restaurimi dhe ndërtimi, të konsideruara në pronësi të disa personave të hetuar dhe të përdorura për të favorizuar aktivitetet e paligjshme të organizatës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë

Revista amerikane Forbes ka publikuar një analizë mbi situatën aktuale të presidentit rus Vladimir Putin, duke e lidhur atë me zhvillimet e luftës në Ukrainë,...
21:44 | 03/07/2026

Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk...
21:42 | 03/07/2026

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026