Pse Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

23 Maj 2025 | 14:55

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar konfliktin me botën arsimore.

Burime nga administrata thanë se disa mijëra studentëve aktualë do t’u kërkohet që të transferohen në universitete të tjera, ose të lënë vendin.

“Kjo do të thotë se Harvardi nuk do të mund të pranojë më studentë të huaj dhe studentët ekzistues të ardhur nga jashtë duhet të transferohen, ose do të humbasin statutin ligjor”, ka deklaruar Departamenti për Sigurinë e Brendshme në një komunikatë.

Institucioni në fjalë ka theksuar se Harvardi ka krijuar një atmosferë pasigurie në kampus pasi ka lejuar që “agjitatorë anti-amerikanë dhe pro-terroristë” të sulmojnë studentët hebrenj.

Për më tepër, vijon komunikata, universiteti i njohur ka bashkëpunuar me Partinë Komuniste Kineze, duke pritur dhe duke u ofruar trajnim anëtarëve të një organizate paraushtarake kineze në vitin 2024.

Universiteti i Harvardit ka rreth 6.800 studentë ndërkombëtarë në kampusin e tij në Kembrixh të Masaçusets, që përbëjnë më shumë se çerekun e popullsisë studentore.

Shumica e këtyre të rinjve kryejnë studime për diplomim dhe vijnë nga më shumë se 100 vende të botës.

Vetë bordi drejtues i universitetit e ka cilësuar vendimin si “të paligjshëm” dhe ka deklaruar se po punon për të pajisur studentët me udhëzime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026