Padia kundër Serbisë për gjenocid, ekspertët juridikë shprehin skepticizëm për këtë betejë
Qeveria e Kosovës po planifikon që në fund të vitit 2022 të ngrejë padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Por ekspertët juridikë druajnë se Kosova mund të fitojë këtë betejë kundër shtetit serb, meqenëse Kosova aktualisht nuk është as pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Grupi punues i themeluar gjatë mandatit të kaluar është shuar me vendim të ministrit Selimi, dhe më pastaj është formuar një grup punues i ri, i cili ka qenë i mandatuar për të bërë analizat për mundësitë e themelimit të Institutit të Krimeve të Luftës që si fazë e këtij procesi, ne jemi duke analizuar analizën e grupit paraprak dhe analizën e filluar në qeverinë Kurti 1, dhe pas kësaj do kalojmë në një fazë të re që është diskutimi dhe miratimi i ligjit për themelimin e Institutit për Krime të Luftës”, thonë ekspertët.
Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu thotë, se qeveria duhet të krijojë një grup që të punojë rreth 1 vit me qëllim që të mblidhen provat dhe faktet që argumentojnë krimin e kryer ndaj popullatës së Kosovës.
“Mirë është që në mënyrë ofensive dhe të drejtë të ceken krimet e luftës, posaçërisht krimi dhe gjenocidi që është kryer në Kosovë ndaj luftës së fundit. Ato të sistemohen dhe të argumentohen dhe pastaj të përpilohet akuza për gjenocidin që kanë kryer forcat serbe….Kjo e vështirëson punën për këtë jemi fajtor ne mendoj, posaçërisht në atë grup personash, ato qeveri të deritanishme që nuk kanë krijuar mundësi minimale për mbledhjen, sistemin, argumentimin provimin e krimeve që janë kryer”, thotë profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu.
Republika e Kosovës nuk është pjesë as e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe as e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, prandaj profesor Salihu vlerëson se në aspektin juridik penal më e udhës është që Kosova këtë padi ndaj shtetit serb, ta paraqes në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
“Këtë po e them sepse pikërisht kjo gjykatë është themeluar për krimet ndërkombëtare që janë kundër të drejtës ndërkombëtare humanitare. Ndërsa, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka juridiksion dhe nuk ka kompetencë për të gjykuar, ajo mund vetëm ta pranoj atë, përndryshe eventualisht me konstatuar që nuk ka juridiksion, nuk ka pushtet, nuk ka autorizime për të proceduar një person apo grup personash për krimet e luftës”, thotë Salihu.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj nuk sheh mundësi që vendi në një të ardhme të afërt të paditë Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
“Derisa ne nuk jemi pjesë e Kombeve të Bashkuara, derisa Kosova nuk e fiton subjektivitetin ndërkombëtar në bazë të asaj që e përcakton karta e OKB për të pasur të drejtën që ta ratifikoj statutin e GJND, në këtë fazë thjesht mund të bisedojmë por nuk është se mund të ndërmarrësh një hap formal për të paditur Serbinë”, shprehet Miftaraj.
Në ekspozenë e tij, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, me rastin e marrjes së besimit nga Kuvendit i Kosovës për formimin e qeverisë, më 22 mars, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij qeverisës, synon që të realizohet ngritja e padisë ndaj krimit të gjenocidit serb në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
E padi kundër gjenocidit serb disa herë kishte përmendur edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por ai asnjëherë nuk e kishte specifikuar se pranë cilës gjykatë do të ngrihej ajo.
Karshi padisë së paralajmëruar, gjatë kësaj jave ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e ka quajtur kërcënim paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për ngritje të padisë për gjenocid në luftën e fundit në Kosovë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta