Vdes aksidentalisht i riu që u lirua nga burgu për të festuar ditëlindjen
Një tragjedi ka ndodhur në Cagliari të Italisë. 20-vjeçari Alessandro Carcassi, humbi jetën pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në via Piero della Francesca.
Nga burimet bëhet me dije se 20-vjeçari ndodhej në burgun për të mitur, Quartucciu dhe u la i lirë për të festuar ditëlindjen e tij.
Djali së pari do të shkonte në shtëpinë e një të afërmi, pastaj në mbrëmje ai shkoi në Piero della Francesca, ku jetonte para se të ndalohej nga Policia.
Duke qenë se askush nuk ndodhej në shtëpi në ato momente, i riu u ngjit duke përdorur një nga tubat ku kalonin ujërat e zeza, kësisoj humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
Carcassi ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës dhe më pas është përplasur në trotuar.
Ambulanca dhe autoritetet u gjendën në vendngjarje por fatkeqësisht nuk kishte asgjë që mund të bëhej për të shpëtuar jetën e 20-vjeçarit. Trupi iu dorëzua menjëherë familjarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nga punonjës të thjeshtë në sipërmarrës, historia frymëzuese në një fabrikë italiane
- Autoritetet italiane kapin një grup shqiptaro-nigerian të trafikut të drogës
- Turistët amerikanë dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e policit italian
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi