Gjykata në Vjenë rrëzon vendimin kundër ish-kancelarit austriak Kurz

26 Maj 2025 | 15:28

Gjykata e Lartë Rajonale në Vjenë e rrëzoi vendimin kundër ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz në lidhje me dëshminë e rreme për aferën “Ibiza”, me të cilën ai u dënua me tetë muaj burgim me kusht.

Sipas të përditshmes Kurier, vendimi është përfundimtar dhe detyrues. Megjithatë, gjykata mbështeti një dënim me burgim gjashtëmujor me kusht kundër ish-shefit të stafit të Kurtz, Bernhard Bonelli, gjithashtu për dëshmi të rreme.

Vitin e kaluar, gjykata penale në Vjenë dënoi ish-kancelarin austriak për dhënien e një deklarate të rreme para një komisioni hetimor në lidhje me emërimet në Bordin Mbikëqyrës të shtetit që mban OBAG, pas së cilës ai paraqiti një ankesë.

Gjykatësi tha se Kurtz mori pjesë aktive dhe avokoi gjatë emërimit të kreut të Bordit Mbikëqyrës, gjë të cilën e mohoi para komitetit hetimor.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit

Të paktën 212 vdekje të regjistruara midis të dielës dhe të mërkurës mund t’i atribuohen valës së të nxehtit që ka goditur Spanjën këto ditë,...
12:00 | 25/06/2026

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026