Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

25 Qershor 2026 | 12:00

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të Siçilisë, në atë që ai e quajti veprimin e fundit të vendit të tij kundër ‘flotës në hije’ që Rusia përdor për të transportuar naftë dhe gaz dhe për të anashkaluar sanksionet perëndimore.

 “Ky veprim i ri kundër flotës në hije, i kryer disa ditë pas një operacioni të ngjashëm nga Britania, tregon vendosmërinë e evropianëve”, tha Macron, duke shtuar se përgjimi u zhvillua të martën.

“Ne nuk do ta lejojmë flotën në hije t’i shmanget sanksioneve dhe të financojë përpjekjet e luftës ruse”, tha Macron. Ai postoi një video që tregon marinsat duke zbritur nga helikopterët mbi anijen Deliver.

Franca ka ndaluar të paktën pesë anije cisterna që thotë se janë pjesë e flotës në hije të Rusisë, anije të vjetra në të cilat Rusia është mbështetur për të transportuar naftë dhe gaz dhe për të anashkaluar sanksionet perëndimore. Moska i ka quajtur veprime të tilla të paligjshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026

Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet

Kina planifikon të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me 53% gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas një plani për energjinë e rinovueshme...
19:13 | 23/07/2026