BE heq dorë nga AstraZeneca, Unioni nuk rinovon kontratën me kompaninë anglo-suedeze
Komisioni Europian nuk do ta rinovojë kontratën me kompaninë AstraZeneca për të marrë doza të tjera kundër COVID nga kompania anglo-suedeze.
Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri i Tregut të Brendshëm të Bashkimit Europian, një ditë pasi BE-ja ritheksoi mbështetjen për vaksinën e Pfizer – BioNtech, duke nënshkruar një marrëveshje të re për 1.8 miliardë doza që do të shpërndahen deri në vitin 2023.
Dy javë më parë, Bashkimi Europian nisi procedurat ligjore ndaj AstraZeneca-s për mos përmbushje të kushteve në kontratën e firmosur me 27 vendet anëtare të Unionit.
Vaksina e Astra Zeneca-s fillimisht ishte në qendër të fushatës së imunizimit në Europë dhe pjesë e strategjisë botërore për të shpërndarë vaksina në vendet e varfra, pasi është më e lirë dhe më e lehtë në përdorim se vaksina Pfizer.
Ritmi i ngadaltë i dërgesave solli frustrimin e europianëve të cilët mbajnë kompaninë përgjegjëse për vonesat. Ndërkohë, nga ana tjetër, Britania e Madhe e konsideron faktor kyç vaksinën në fjalë në suksesin e fushatës së tyre të vaksinimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- KE refuzon ‘AstraZeneca’, Komisioni heq dorë nga plani për 100 mln vaksina opsionale
- EMA ritheksoi se përfitimet nga vaksina “AstraZeneca” tejkalojnë rreziqet
- BE në gjyq me Astrazeneca | Kërkohen vaksina nga të gjitha fabrikat, kompania: Nuk është në kontratë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta