Ndërroi jetë pas ndërhyrjes në zemër, zhvillohen homazhe për Artan Lamen

27 Maj 2025 | 11:32

Artan Lame një figurë e njohur e politikës dhe botës intelektuale shqiptare u nda nga jeta pak ditë më parë në Mynih ku kreu një ndërhyrje në zemër. Lame i cili vuante prej vitesh nga probleme kardiake u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Këtë të martë pranë Akademisë së Shkencave po zhvillohen homazhe për nder të tij, ku miq, kolegë dhe personalitete të njohur kanë qenë të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit.

“Ishte një njeri unik, një intelektual me dije të shumanshme, kishte dijeni për çdo gjë dhe ishte një patriot i lindur. dua të sjell në vëmendje çështjen e detit me Greqinë, se ka mbrojtur askush si Artan Lame. Pak kush e ka mbrojtur atë çështje si Artan Lame në atë kohë. Unë ndihem krenar që e kam patur mik, bashkëudhëtar dhe sot shikoj zbrazëti në rrugët e Tiranës. U prehtë në paqe”,-tha Ulsi Manja.

Blendi Gonxhja e ka kujtuar kështu kolegun dhe mikun e tij:

“Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike. Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie dhe tragjedie për familjen e tij dhe rrethin, për muzeun e koleksionit për të cilën punonte me miqtëë e tij të mirë. Jam tërësisht i dërrmuar. Minimumi që të gjithë ne do btë bëjë është që të mbështesim muzeun në mënyrë që të nderojmë punën e tij”, tha ai.

Artan Lame ka qenë një publicist i angazhuar dhe një zë i fortë në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare. Ai ishte themelues i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shquhej për përkushtimin e tij ndaj ruajtjes së vlerave historike të vendit. Miqtë e tij kanë paralajmëruar se në nder të tij do të ngrihet një muze pranë Gardës së Republikës.

Lame ka qenë anëtar i Partisë Socialiste dhe ka kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, 2009 dhe 2013. Nga 2011 deri në 2013, ai ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.

Në fushën e shoqërisë civile, ai ka shërbyer si Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në organizata ndërkombëtare si “World Collectors Club” në Gjenovë dhe “Instituto degli Studi Araldici” në Milano. Gjithashtu, ai ka qenë Komisar për Shqipërinë në Panairin “IBRA ‘99” në Nuremberg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026