Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kazakistani
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Kazakistani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të mashtrimit. Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Fugitive”, falë bashkëpunimit mes specialistëve të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë dhe Interpol Tiranës.
I riu, i identifikuar me inicialet A. T., u ndalua në bulevardin “Gjergj Fishta”, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata për Hetimet Speciale në Almaty, Kazakistan, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e mashtrimit, në përputhje me legjislacionin penal të atij shteti.
Policia bëri të ditur se procedurat për ekstradimin e tij drejt Kazakistanit janë në vijim, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse të këtij vendi.
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)