Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

28 Maj 2025 | 17:07

Bashkimi Evropian është i gatshëm ta ndëshkojë Kinën, si përgjigje ndaj një sulmi kibernetik të kryer ndaj institucioneve të Republikës Çeke.

Deklarata është bërë nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, e cila ka theksuar se sulmi përbën një shkelje të papranueshme të normave ndërkombëtare.

“BE nuk do t’i tolerojë veprimet kibernetike armiqësore dhe qëndron në solidaritet të plotë me Republikën Çeke”, ka thënë Kallas.

Komentet e saj kanë ardhur pak pasi Praga zyrtare zbuloi se kishte identifikuar Republikën Popullore të Kinës si shtetin përgjegjës për një fushatë kibernetike që kishte vënë në shënjestër rrjetet e Ministrisë së Jashtme çeke, e konsideruar si “infrastrukturë kritike”.

Sipas dikasterit përgjegjës për diplomacinë, fushata filloi në vitin 2022 dhe ishte përgatitur nga grupi APT-31, një grup hakerësh të kontraktuar se mblidhnin informacione për llogari të Pekinit.

APT-31 është lidhur me disa mijëra sulme të sofistikuara dhe të vështira për t’u gjurmuar, që synonin të komprometonin punën e agjencive qeveritare, organizatave ushtarake dhe kompanive private. Grupi është i lidhur me Ministrinë kineze të Sigurisë.

“Një sjellje e tillë minon besueshmërinë e Republikës Popullore të Kinës dhe bie ndesh me deklaratat e saj publike”, ka deklaruar ndërkohë Ministria e Jashtme çeke.

Ndërsa Kallas, në vijim të deklaratës ka bërë të ditur se Brukseli e ka ngritur shqetësimin e sulmeve kibernetike kineze që prej vitit 2021.

“U bëjmë thirrje të gjitha shteteve, përfshirë Kinën, që të përmbahen nga një qasje e tillë dhe të respektojnë ligjin, normat dhe parimet ndërkombëtare, të caktuara nga statuti i OKB-së”, ka shtuar Kallas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026