“Ku ka fëmijë, duhani të zhduket!” Franca vendos kufizime të reja nga 1 korriku

30 Maj 2025 | 08:56

Nga 1 korriku, Franca do të zgjerojë listën e vendeve publike ku do të ndalohet pirja e duhanit, bazuar në sloganin “Ku ka fëmijë, duhani duhet të zhduket”, tha sot Ministrja e Punës, Shëndetësisë, Solidaritetit dhe Familjes e Francës, Catherine Vautrin.

“Nga 1 korriku, plazhet, parqet dhe kopshtet publike, terrenet shkollore, stacionet e autobusëve dhe objektet sportive do të jenë vende ku nuk lejohet duhani në Frnavuska. Do të ndalohet për të mbrojtur fëmijët tanë”, tha Vautrin, dhe shprehu besimin e saj se kjo do të çonte në “gjeneratën e parë pa duhan” në vend.

Ajo theksoi se një në dhjetë vdekje në Francë lidhet me duhanin.

Pirja e duhanit vret 75,000 njerëz në Francë. Kjo përfaqëson më shumë se 200 vdekje në ditë. Është shkaku kryesor i vdekshmërisë së parandalueshme “, tha ministri.

Ajo deklaroi se nuk e përjashton futjen e një ndalimi për të miturit që blejnë produkte duhani.

Pavarësisht faktit se të miturve u ndalohet blerja e produkteve të duhanit në Francë, atyre u lejohet t’i konsumojnë ato.

Zgjatja e ndalimit nuk do të zbatohet për cigaret elektronike, raporton BFM TV, duke shtuar se qeveria po punon për masa specifike për të shtypur konsumin e tyre.

Observatori francez për drogën dhe sëmundjet që shkaktojnë varësi njoftoi javën e kaluar se konsumi i cigareve tek të rinjtë ra ndjeshëm vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026