Thethi peng i dëborës, rrezikohet sezoni turistik

10 Maj 2021 | 15:03

Ndonëse data 10 maj, pika turistike e Thethit mbetet një mollë e ndaluar për vizitorët.

Shumë iniciativa u morën nga institucionet për hapjen e rrugës, akoma të zëna nga dëbora, por asgjë nuk u arrit. Këtë fundjavë shumë automjete që tentuan të shkojnë drejt Thethit u detyruan të ktheheshin pas.

I vetmi mjet që po pastron dëborën është një fadromë por me ritme të ngadalta. Punëtorët që po hapin rrugën shprehen se ky proces do të vijojë gjatë pasi janë rreth 15 km të zëna nga dëbora dhe në vende të caktuara si pasojë e orteqeve të rënë trashësia arrin edhe në 10 metra.

“Nga bllokimi i kësaj rrugë kemi filluar punë që më datë 4, e kemi filluar punën nga sipër ballkonit dhe kemi arritur deri këtu për 7 ditë. Trashësia e borës ka vazhduar nga 2 metër, 3 metër, 4 dhe këtu ku jemi edhe 6 është. Nga orteqet shkon deri në 8-9 metra,” – u shpreh një punëtor.

“Është shumë punë e zorshme se dhe më parë kur kanë punuar nuk kanë mundur sepse ka pasur trashësi të madhe bore. Rruga nuk ka udhëzues ndërkohë që në katër metër duhet ta ketë udhëzuesin rruga,” – tha një tjetër punëtor.

Ndonëse po afron stina e verës ende nuk mund të thuhet me siguri kur mund të hapet rruga. Mënyra më e shpejtë është ndërhyrja nga krahu tjetër për të përshpejtuar punimet .

Në segmentin nga Qafa e Thorës deri në Theth kishin nisur investimet për rehabilitimin e rrugës, por edhe ky investim duket se është dëmtuar ende pa përfunduar, si pasojë e ndërhyrjes me mjete të rënda për hapjen e rrugës.

Në rast se nuk do ketë përshpejtim të punimeve, sezoni turistik për Thethin mbetet i rrezikuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026